>
LETERSISHQIP

Si Në Ditën E Fundit

Nëse sonte shkoj me zonjën vdekje…
Mos derdh lot për mua,
Gëzo sikur bashkë gëzonim…
Luaj me fjalë siç luanim…
Hyr rutinës të së përditshmes,
Ashtu, krejt pa brenga…

Ti e di…
Besën ta dhashë:
Me ty do të jem…aty!

Dil udhëve t’qytetit
E lëre flladin e mëngjesit të ta akullojë fytyrën…
Dhe dije, atij çasti po të ledhatoj.

Netëve mbushe një gotë verë
E me yjt gëzoju!
“N’vallzim të çartun m’tako!!”

Ëndrrave mos më thirr, mos më kërko…
Unë vetë po e di:
“Kur malli ka me t’pik e duhet me ardh’…

Gëzoju lirisë s’dashnisë
Që me tan’ xhevahiret e virtytit të stolis.

Gëzohu e rro… sikur ditën e fundit me mua!