>
LETERSISHQIP

Parfum Bebesh

E dinte, se asgja s’ishte sikur i dukej…
Por ndiente, marrisht…
Harrohej…
Ëndërrimesh t’kaltra…
Fluturonte!

Nxitimthi kohën e ndali atyre çasteve… Mbase gaboi…
Edhe me kohën u grind…
E djeshmja, kur nuk ishin bashkë…
Eh, moj kohë!

Ngeci çasteve…
As vetë nuk diti pse dhe si…
Veç ngeci aty!

Tani e heshtun,
Si gur mban mes gishtash skelete fjalësh,
Aromë orësh të pudërta
Si parfum bebash!
Se bebe e sapolindur ishte…
Atij çasti…
Ah ajo, kish lindur dje…
Qau, belbëzoi, u paqtua…
Pastaj prapë qau…

E ndjeu:
Kish ardhun në botë!