>
LETERSISHQIP

Çast

Folem e folem pa pushim ate pasdite
se e dinim qe lamtumira na priste,
me lot ne sy vec kerkonim,
dashuria e pamundur dhe njehere te na perkiste.

Me kujtohet si sot ajo nate
ku nen vezullimin e yjeve shokeve i tregoje,
per vajzen e endrrave te tua
qe nuk kishe guximin ta propozoje.

I kyca te gjitha ne zemer
duke pritur qe dita te agonte,
me ankthin dhe endrren e bukur,
qe sot dashuria do na bashkonte.

Po ditet kaluan pa u ndier,
e ti guximin kurre se more,
tashme me kishe humbur perjete
e shume shpejt do e mesoje.

Ajo nate e bukur me yje
mori endrren qe kishim te dy,
e pse kerkoj ta fsheh trishtimin,
e gjithe dashuria mbeti aty...

E tani prej teje kerkoj te mos me presesh,
ne kujtime dhe endrra mos beso,
mundohu ti fitosh zemren dikujt tjeter,
perpiqu dashurise ti vjedhesh kohe...

Mundohu ti celesh zemren diellit,
mundohu qe deti me freskine e ti te te cliroj,
lere henen dhe yjet te tregojne udhet,
per nje dashuri te re, qe lumturi do te dhuroj