>
LETERSISHQIP

Nuse Po Shkoj!

Ne faqe me buite pranvere,
Po iki nuse Une!
Fustani bardhe neper ere,
Gezimi me tret ne buze.

Nene ty, ketu s'te kam,
Te me shohesh nuse dua,
Ndaj me plag ne zemer,
Lotet curg si nje perrua.

E vogel isha kur me le,
Tash jam goxha nuse
Larg do shkoj moj nene,
Ne zabele e rruge fushe.

Me nje sy sot le te isha,
Vecse ty te kisha prane,
Qe se bashku ta shijonim,
Kete cast te bukur nene.

Kur te dal te porta une,
Koken prapa do ta kthej,
Do kerkoj edhe njehere,
Mes dasmoresh te te gjej!