>
LETERSISHQIP

Unë Një Ditë

Une nje dite te bukur vere
kur dielli me rrezet ndriconte,
mbi dritaren time te vogel,
Nje dallandyshe folene ndertonte.

Vinte e shkonte mikja puntore
cdo cast duke punuar,
Sa here beja ti flisja,
e shikoja qe perseri kishte shkuar.

Nje dite vendosa ta prisja
nje pyetje prej kaq ditesh me brengonte,
Mos valle mikja ime
prej vendlindjes sime kalonte?

Me tha se atije kish shtepine
dhe atje jetonte me shoqe
ne dritaret e bukura shumengjyrshe
neteve te gjata me njerezit kuvendonte.

Me tregoi se perseri do te kthehej,
ate moment kur vjeshta te afronte
ne mbremjet e bukura qe kalonim
mallin e shpirtit ma qetesonte.

Ditet kaluan pa u ndier
dhe nje mengjes miken e shoh qe ne xham cukit
Me tha se i duhej te largohej
po ti perseri ne vere me prit.

E putha ngadale dallandyshen,
nje amanet duke i lene
nese me sheh familjen
tregohu qe malli i madh me ka zene.

Ne krahet e saj preha endrrat
ne gjirin qe gulconte dashurine,
ne sy vendosa lotin...
e i thashe ti leshonte ne sokakun tim...
he dallandyshja!