>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Fëmijët, Kryevepër E Prindërve

3 vepra që mend do mbahen,
Ti o bai im i krijove,
Jemi ne 3 vllazeri
Veprat që të bëjnë të mos harrohesh,
Gjithmonë me lavdi do kujtohesh.

Për treshin mistik që edukove,
Por nuk munde ti shoqëroje,
Të ishe prezent e ti shikoje,
Se ti ike u largove.

Ike larg na sprovove,
Në botën tonë nuk qëndrove,
Si shqiponjë fluturove,
Por ne krahët na i preve.

Për ty gjithmonë mendojmë,
Sa mirë kishim për të kaluar,
Sikur mund të bisedojmë,
Nga jeta ç'kemi mësuar.

Të tre u rritëm tashmë,
Filluam të logjikojmë,
Nuk jemi më fëmijët kur ti je larguar,
Shumë jemi rritur e maturuar.

E di nëse këtu do ishe,
Përsëri nuk do e pranoje,
Që në jemi pjekur,
Se për ty fëmijë kishim
Për të mbetur.

Le të ziheshim,
Pafund të grindeshim,
Vetëm njëri-tjetrin të kishim,
Se në fund të ditës të lumtur
Do ishim.

Akoma jam ajo vajza e llastuar,
Ende e kam këtë veti,
Që ma dhe ti.

Kryevepra juaj prindërore le të jetë,
Ti së bashku me mamin në zemrën tonë qëndron,
Nuk ju harrojmë përjetë,
Mendja jonë ju përherë mendon.

Po të mos lënë jashtë ty mami
Nga kjo dëshmi,
Kryevepër e rrallë je ti.

Ti me ne po rrugëton,
Në çdo hap na shoqëron,
Si ilaç na kuron,
Plagët ngadalë na i mëkon.

Kurrë nga ne nuk u lodhe,
Me shumë dëshirë u kujdesove,
Çdo dëshirë tepër u mundove,
Që të mund ta plotësojë.