>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Mallkimi I Poetit

Me mundim endem brenda vetes
Tani që dita u mbulua me qefin të zi
U zgjuan sytë e shpirtit të përgjumur
Bashkë me hënën nga hiri i zi.

Vazhdoj së zvarrituri në këtë sokak të shpirtit të mallkuar
Duke recituar lutje e përgjërime pa mbarim
Me qëllimin e vetëm të të përvuajturit
Që të mund të gjej ndopak ushqim.

Nën tysninë e nevojës së pashmangshme
Ulem në gjunjë, e ngre lart shikimin e zjarrtë
Dërgoj thirrje të futura në zarfe dhimbjesh
Nën nurin e hënës së artë.

Këmbëngulës qëndojnë sytë e mi
Përballë syve të qiellit madhështorë
Dhe pa u dridhur vërshojnë si shigjetë
Mu në zemrën e mallkimit të gjorë.