>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Ramazani

Një muaj i veçantë që e presim vitë për vitë
Muaj i cili na largon çdo frikë
Muaji i shtrenjtë i Ramazanit
Lumturi e pafund e muslimanit.

Ky është një muaj i bekuar...
Mjerë për ata që e kanë refuzuar.
Një derë e hapur për xhenetin...
Mjerë për ata që e humbasin çelsin.

O muaj që shpirtin shëron...
Muaj, që plagët e zemrës mjekon...
O Ramazan o muaj i Mëshirës
Allahu ty të solli si dritë në mes të errësirës.

O Ramazan o gëzimi jonë...
Ti je si pranverë për shpirtin tonë...
Natën e Kadrit tek ti e shpresojmë...
Në 10 ditëshin e fundit e kërkojmë.

Lutemi të arrijmë dhe një Ramazan...
Është shpëtim për çdo musliman.
Motra dhe vëllezër iu kërkojmë...
Ramazanin t'a respektojmë.

Muaj që ka vetëm 30 ditë...
Muaj që shumë shpejt na ik...
Ky muaj është shumë fisnik...
Prandaj pranojeni në shtëpinë tuaj si mik.