>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Shtatori

Unë jam vjeshta
në vazhdim në disa rreshta,
ju tregoj me emocione
kam shumë profesione.

Cdo herë në shtator
unë bëhem piktor,
luaj me nuanca
si miu dhe maca.

jam dirigjent
kam erën instrument,
jap ritëm non stop
më mirë se hip hop.

Kreator jam o mik
jap shiun pikë-pikë,
edhe shiun konop
edhe akull copë-copë.

Mirëpo në shtator
e bëj punën me zorr,
ndihem keq vërtetë
kur thaj miliona fletë.

Punoj me shumë zell
askujt s'ja kam hellë,
për më tepër premtoj
gjithëmon kështu do të veproj.