>
LETERSISHQIP

Veç Degët

Nëse gjuha është pemë,
fjalët gjethet që bien,
ka ardhur vjeshta atëherë
e ne s`e paskemi vënë re.
Kanë mbetur veç degët,
Si je? Mirë, faleminderit!
Më fal! Nuk ka përse!
Me fletët ranë edhe poetët.
Ja dhe pak e fillojnë shirat,
qajmë vetëm kur të shihemi,
do bëjmë gjeste si memecët,
ndoshta puthemi o rrihemi.
Atëherë do t’ ketë ardhur dimri,
më nuk ngrihemi nga shtrati,
me mjeke, pa zë do t’ jetë filmi,
e borë shumë derisa të zbardhë.

DËRGOI: