>
LETERSISHQIP
Arben Kurteshi

Ëndrra

Oborret plot me ferra
Shtëpitë janë rrënuar,
Pyes vetveten:
-Kush na ka mallkuar?
Unë jam në jetë
Shpresa më mban gjallë,
Se një ditë do të kthehen
Ata, që vetëm më lanë.
Ta ndërtojmë këtë vend
Ta bëjmë për bukuri,
Të mos e lakmojnë kurbetin
As plak, as i ri.