>
LETERSISHQIP
Arben Kurteshi

Vendi Im

Kosovë quhet vendi im,
Aty ku është nëna ime
Aty ku burojnë shumë gëzime
Aty ku zogjtë cicërojnë
Dhe shqipet dykrerëshe fluturojnë.
Kosovë quhet vendi im,
Aty ku mblidhen shumë mërgimtarë,
Aty ku lumi gurgullon,
Aty ku çdo gjë lirshëm frymon,
Aty ku dielli shndrit
Dhe hëna natën bën dritë.
Kosovë quhet vendi im,
Aty ku edhe kam shumë besim.
Kosova është vendi im.