Ardi Omeri
Buze Shpervjelur
Buzë shpërvjelur,
si një shtrydhëz e pjekur,
Kë tundon me quzëqeshje,
shpirtin për t'i dehur?
Si një Hënëz lozonjare,
lëkurë vjeshte, veshur pranverë.
Sikur s'të lodhi një dimër i tërë,
për kë vallëzon nën ombrellë!?
Shtrydhëz buzë shpërvjelur,
trembi djajtë dhe ç'vishe lëkurën e artë.
Në jetofsh si unë, mes qiellit dhe tokës,
mëkati do të t’duket i bardhë...
Pasatj sy shelgjet e tua lozonjare,
do të lotojnë veç nota kënge...
Gjumi s’do ti zerë në orë këmbanash,
pa jetuar abiset e çdo ëndrre...
Sy shelg, buzë shpërvjelur,
veshur vjolë kjo jotja natë!
Yjet dritat enkas paskan çelur,
për të futur zotin tim në mëkat...
Mos e fut kurrë ëndrrën në gjumë,
Njeriu, atë jeton më shumë!
si një shtrydhëz e pjekur,
Kë tundon me quzëqeshje,
shpirtin për t'i dehur?
Si një Hënëz lozonjare,
lëkurë vjeshte, veshur pranverë.
Sikur s'të lodhi një dimër i tërë,
për kë vallëzon nën ombrellë!?
Shtrydhëz buzë shpërvjelur,
trembi djajtë dhe ç'vishe lëkurën e artë.
Në jetofsh si unë, mes qiellit dhe tokës,
mëkati do të t’duket i bardhë...
Pasatj sy shelgjet e tua lozonjare,
do të lotojnë veç nota kënge...
Gjumi s’do ti zerë në orë këmbanash,
pa jetuar abiset e çdo ëndrre...
Sy shelg, buzë shpërvjelur,
veshur vjolë kjo jotja natë!
Yjet dritat enkas paskan çelur,
për të futur zotin tim në mëkat...
Mos e fut kurrë ëndrrën në gjumë,
Njeriu, atë jeton më shumë!
Komente 0