Ardi Omeri
Falëm Që S’Të Fala
Falëm që sonte s’arrita të të fal,
edhe pse u mundova, sa veç një zot e di
Gjithnjë kur nga vetja dot nuk dal,
Mbetem i vetëm me unin dhe pa dashuri
Falëm, sepse të vërtetën sonte dot se gjeta,
i vogël, përballë hamendësive i dyzuar
U bëra zot, por prapë një djall e gjysëm mbeta
I vogël, i pa aftë unin për të luftuar
Falëm se unë s’të fala dot,
Ndoshta pse heshtjen gjithnjë kam urryer
Por në pastë qenë i vërtetë çasti që t’hutoi kot,
Përbuze mosfaljen time, jeta është për tu dëfryer
Falëm që s’të fala
Besomë, është më e fortë se unë
Si një aktor që di nga është dalja,
po iki, pikërisht pse të dua shumë

Komente 0