>
LETERSISHQIP
Ardita Jatru

Një Fëmijë

Një fëmijë ha luleshtrydhe.
Ha dhe qesh.
I shtrydh frutat me të dyja duart
dhe gojë e vogël e njerëzimit
mbushet me pafajësi.
Pastaj duart i kalon fytyrës
dhe i përplas përsëri në shportë.
Qesh dlirësia
dhe bari ku është ulur qesh.
Gjithçka rreth pafajsisë
bëhet më e pastër.

Por do të rritet një ditë
dhe do tronditet thellë,
kur të shohë fotografinë e tij
se gracka ishte pikërisht ajo shportë
me luleshtrydhe
në gjunjët e tij,
por vetëm të qaj do mundet
me lotët e të rriturit
që nuk mban mënd
a kish qënë ndonjëherë fëmi.