>
LETERSISHQIP
Ardita Jatru

Vetëm Ty Të Kam

Mbi kët’ vijë dielli që të bie ndër sy
mbi kët’ shpirt që hyn e del frym’ e udhëtarit,
ta mbështes pak rëndesën time dhe
shpatullën.
Kam nevojë të boshatisem
Kam nevojë të mposhtem
Mbi bujarinë tënde të dukshme si ky rrëzimi
im njerëzor në mesmoshë.

S’mbahet mend kur kemi lindur.
Këto fytyra kemi patur gjithnjë?
Më duket kështu kam lindur
me bark të çarë.
Më duket kështu ke lindur
duke krijuar nyje flokëve.
Sa të pastër jemi për të jetuar këtu
sa të vegjël jemi për valixhet tona
sa të ngjeshur me dhimbje
dhe sa kohë na u desh, të kuptonim
si të shmangnim fatin e prindërve tanë të gjorë.

Kam nevojë për trurin tënd
më kupto.
Vetëm ty të kam.