>
LETERSISHQIP

Dorën Tënde Kërkoj

Kur zemra mes dhimbjesh harron që të rrahë,
Dorën tënde dua të ndjej pranë,
Një fjalë të vetme, një vështrim,
Që dhe në heshtje të më thotë “mos ik!”, kërkoj…

Se fjalët na mbysin dhe vështrimet na vrasin,
Kush dhimbjen tonë më mirë e provoi?
Të ngrihesh në këmbë kur shpirti të është shembur,
Kur ëndrrat brenda syve nga lotët të janë thyer…

Kur frymë harroj të marr
Dhe nata krahët zgjat drejt meje,
Një fjalë të vetme, një vështrim kërkoj
Brenda shpirtit, dritë të më bëhet dhe ajër…