>
LETERSISHQIP

Për Mungesën Time, Ti Ankohesh…

Nga krahët e shelgjeve varen lotët,
Dhe malli i largët pikë-pikë zbret tek unë,
Si kalorës të lodhur nëpër lugina kujtimet,
Trokthet humbasin brenda meje pa gjurmë…

Mall për atë udhë, ku shelgu më s’është,
Për mungesën time, vetëm ti ankohesh,
Krahët e prerë se di sot ku qajnë,
Për pëshpërimat tona mes frymëmarrjesh…

S’di në rend unë apo koha mbi balada,
Shtegtarë të ngratë, të dy të pafat,
Me natën vij të puth sy dhe duar,
Dhe me agun shkoj dyfish e përvëluar…