>
LETERSISHQIP

Popull I Vdekur

Nuk di, ç’të ishte ky tërmet llahtar,
Që nga qerpikët ma shkundi gjumin ëndërrvrarë,
Pa frymë nga vrapi, agimi po vinte,
Por me krahët tij, natë më të zezë po sillte…

Ç’të ishte ky tërmet llahtar,
Që brinjët m’i shkuli me dorën si darë,
Ajrin më thërmoi në dhëmbët e hekurt,
Pastaj më pështyu, më tha: “Popull i vdekur!”