>
LETERSISHQIP

Eja Tek Unë!

Ti eja tek unë dhe pse më rrënove,
Si një tërmet qenien ma shkunde
E nga themelet ma shëmbe përdhe.

Kur lumi i lotëve një ditë të mos të ndalet,
Eja, si foshnjë kapu fort pas meje…

Nuk do të jap asgjë veç dorës në heshtje,
Mbytur prej kohësh pse-të dhe fjalët janë,
Shpirti i thyer më s’mund të ngjitet,
Mrekulli të tillë, e di, s’mund të ketë.

Ti eja tek unë, kur era fort të fryjë,
Kur shpirti si një lule e vetme
Në fushën e zhveshur të shkundet.

Pas zemrës time fort mbështetu!
Asgjë s’do të jap veç rrahjes në heshtje…