Arta Tagani
Borërim
Shëëët, borëron
vazhdoni të flini
e lini të qetë
t'ju mbulojë ëndërrat
ajo që vetë ëndërr ish ndjerë
E pafajshme,
e virgjër e pastër
të ëmblit flokë në ajër
ngazëllim që shpirtin mbush
Flini
lëreni qetësisht të bjerë
derikur
derikur dielli rri fshehur...
lëreni ta gëzojmë
të paktën deri atëherë
vazhdoni të flini
e lini të qetë
t'ju mbulojë ëndërrat
ajo që vetë ëndërr ish ndjerë
E pafajshme,
e virgjër e pastër
të ëmblit flokë në ajër
ngazëllim që shpirtin mbush
Flini
lëreni qetësisht të bjerë
derikur
derikur dielli rri fshehur...
lëreni ta gëzojmë
të paktën deri atëherë