>
LETERSISHQIP
Arta Tagani

Marjetë

Delikatesa jote margeritë, bardhësia
të bëheshe njësh me dëborën doje
askush mos të t'shihte...
dhe bashkë me dëborën, që mbulonte botën
të zhveshurën plot akull e ngricë
në qetësinë tënde sodisje

E sigurta në fshehjen e përkryer
ti e qeta...
harroje që në mes të ngricës
me petalet rënduar nga pesha
dielli yt i zbehtë
në ardhjen e pashmangëshme të pranverës
Rrezëllinte