>
LETERSISHQIP
Arta Tagani

Humbje

Humbem në pyllin e dendur të botës time ndonjëherë
në mes cicërimave, dritëhijeve harrohem
eci, vrapojë, pengohem, rrëzohen
gjej shtegun
shportën plot
Kthehem

Humbem në turmën e dendur shpeshëherë
hipokrizi, zbardhje dhëmbësh, etje për para
rrugë asnjëherë mbaruar
të gjithë tashmë politikanë
Ne, Ju, Ato, Ata
flasim per gjithçka e gjithkënd
shporta plot...
nuk ka më vënd