Arta Tagani
Vala Dhe Bregu
Ti dhe bregu, qetë vetëm ju
tuajat përplasjet, tuajat perëndimet
tuajat gjithçka
ngjyrat, pëshpërimat...
Por jo gjithmonë ka qenë kështu
Kërpudha të betonta, intimitetin thyen
të rëndëtat e heshtura...
ç'kishin për të treguar
veç pritjes angoshëse
të dikujt të pa ekzistuar?
Por jo gjithmone ka qenë kështu
dhe jo gjithmonë do të jetë kështu
Deti, herë i heshtur dhe herë zhurmëmadh
vëzhgues i përhershëm i shndërrimeve tona
tuajat përplasjet, tuajat perëndimet
tuajat gjithçka
ngjyrat, pëshpërimat...
Por jo gjithmonë ka qenë kështu
Kërpudha të betonta, intimitetin thyen
të rëndëtat e heshtura...
ç'kishin për të treguar
veç pritjes angoshëse
të dikujt të pa ekzistuar?
Por jo gjithmone ka qenë kështu
dhe jo gjithmonë do të jetë kështu
Deti, herë i heshtur dhe herë zhurmëmadh
vëzhgues i përhershëm i shndërrimeve tona