>
LETERSISHQIP
Arta Tagani

E Dashur Dejn

Gjithçka dukej që kish një rikthim,
por rikthimet dhembin më shumë se qëndresa Dejn
Rikthimet thonë ikje, nuk jam më!
Mbyllet një portë, të ndërgjegjshëm o jo, mbyllet!
Ikjet mbeten në kujtesë
më mirë dhimbja që lë ikja, sesa ajo qëndresë zvarritëse

Janë momentet e fundit përpara ikjes, që muk ikin
Ato momente përpara hapjes dhe mbylljes së portës
E ke provuar Dejn? E kush nuk e ka dëgjuar
atë zhurmë grricëse qe lë një portë e pa grasuar
Të gërricë veshin, të gërryen
Provo ta bësh muzikë Dejn, provo!
Lër shpirtin të nanurisë.
Dalngadalë fillon të bëhet e ëmbël, pothuajse ëngjëllore
Nuk do kujtosh më atë hapmbyllje porte, në mëndje të mbetet ajo ç’ka ish përpara, ç’ka bëri të mundur qëndresën dhe …
melodi, poezi!
31.12.2022