Bedri Çera
Karantina E Miut
Nisen minjtë varg nga vrima,
Do të bëjmë inventar n'kuzhina.
U rrotulluan nëpër sirtare,
Me bisht lart si sekretare,
Por u habiten kur syte i hapën,
Cep më cep, bosh dollapet,
Miu plak u lodh në këmbë,
Si nuk gjetëm asgjë për të ngrënë!
Kot ika nga Gjermania,
Do jetë bërë thashë Shqipëria,
Poshtë e lartë mbetëm në vrima,
Kot verdallosemi dhe n'magazina,
Në gjithë qytetin ngado hyra,
Dyll i verdhë mu bë fytyra,
Ketu s'gjen asgjë për miun,
S'bëhet më fjalë, as për njeriun,
Kohë të vështira paskan kanë ardhë,
Si do bëjmë për të rruar gjallë..!!
Mijushja e vogël kërkon një pako,
S'jemi rilindas i thotë o "plako".
Si na ndau mor ky shejtan,
Veç laramanët mban në anë...!!
Unë mbeta dhe fillikat...,
Tërmeti s'la gjë as në fshat...!!
Nga do shkoj veç hungërima,
Na shkërmoqi kjo karantina..!!
Do të bëjmë inventar n'kuzhina.
U rrotulluan nëpër sirtare,
Me bisht lart si sekretare,
Por u habiten kur syte i hapën,
Cep më cep, bosh dollapet,
Miu plak u lodh në këmbë,
Si nuk gjetëm asgjë për të ngrënë!
Kot ika nga Gjermania,
Do jetë bërë thashë Shqipëria,
Poshtë e lartë mbetëm në vrima,
Kot verdallosemi dhe n'magazina,
Në gjithë qytetin ngado hyra,
Dyll i verdhë mu bë fytyra,
Ketu s'gjen asgjë për miun,
S'bëhet më fjalë, as për njeriun,
Kohë të vështira paskan kanë ardhë,
Si do bëjmë për të rruar gjallë..!!
Mijushja e vogël kërkon një pako,
S'jemi rilindas i thotë o "plako".
Si na ndau mor ky shejtan,
Veç laramanët mban në anë...!!
Unë mbeta dhe fillikat...,
Tërmeti s'la gjë as në fshat...!!
Nga do shkoj veç hungërima,
Na shkërmoqi kjo karantina..!!
18.04.2020
Komente 0