>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Qershori I Fantazisë !

Po lëshon qershori rreze thikë                                                     
Por ftohtë si gjethe vërtitet mbi mua,
Si lot kristal më rrëshqet në qerpikë,
Ndër ëndrra të mia seç u ngatërrua!

Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu,
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Endesh e digjesh porsi qiriu,
Vetëm me veten, pa lënë gjurmë!

E koka më gumëzhin në heshtje,
E furtuna në gotë fillon të lëvizë,
Me pasion virgjërie i bëj hije diellit,
S'ndjehem imun në dhimbje as i dehur prej fantazisë.

Sepse më ngazëllen sythi yt qershor,
Tek ngjitesh pa u ndjerë drejt qiellit,
Kërcet i përdredhur si përroj  hamshor,
Si lotët e vajzës që humbin mes pyllit.

Tek përplasem lëshoj tingullin tim..
Si shi qershori, e ambël në kumbim,
Si drita e shpirtit kur nga trupi ndahet,
Pa lënë gjurmê, që gjatë mend të mbahet..!!
Peshkopi, më.04.06.2020