>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Gruas Time!

S'e di pse s'më ka lodhur fytyra jote përnatë,
Vitet ikēn e vdekja po afrohet të na marrë në gjumin e gjatë..
Tek të dëgjoj tik taket e zemrës...
U lodhe e ja dole si pjesë e një burri të mbrapshtë..

Më dhimbesh kur të shoh në ëndrra shtrirë gjërë e gjatë..
Si një shpend i lodhur u çlirove po trualli prapë mbeti i thatë,
U shpërndanë si zogjtë e korbit në anët e pamatë..
Si këmbanë memece mbeti trupi e shpirti yt i ngratë...

Thellë u shtrive në 'breza, gjumi  të trazon...
Edhe dërrasë të kalbur në shkela,    kallën ma duron,
Kala mbushur me muzen time, gjahtare që jetën mëkon...
Ndaj frymëzim e gjej kudo për të dhënë ty dimension..

Kapërcyem së bashku gurët e rrugës si kurthe,
Kur ja shoh sytë lexojë vetëm një tog lutje,
Përqafimi yt gjithmonë ishte lindje,
Se ç'të merr  çiltërsi fjala dhe kur jemi n'grindje...

Kurrë shpirtat tanë s'tentuan nga kafazi me ikë,
Për të gjetur liri të mpira e pa frikë,
As tentuam shaminë e bardhē lart me e ngritë,
Atyre që pas po lejmë yjet u ndezëm që rruga t'u bëhet dritë...
Peshkopi, më, 23.08.2020