Bedri Çera
Të Harruar Në Kohë!
Sytë më ndizen tek shoh fytyrën tënde të ëmbël,
mornicat më pushtojnë
lëngu qelizor rrjedh
kapilarët fryhen
ngadalë shkrihen
përshpërit,
nën vallen e zanave shkundet krenaria.
Erdha i ndritshëm si ylli mëngjezit
si vala kur takon brigjet,
duke kërcyer
i etur
mbi thesar,
derisa rrezet e argjenta të agojnë
zemrat përthithen me fjalët klithma.
E shtrirë mbi një degë dafine mbrëmja jonë,
me zë tenori
me reflekse drite,
e dridhur
hyjnore
si një ëndërr,
e qeshur si një tango që nuk mbaron kurrë.
Të pushtuar, të shtërnguar nën frymën tonë
ëmbël digjemi,
tinguj,
rrahje
melodia fluturon
Valët e hartës tektonike na përhumbin.
Hijshëm, kohëra tërheqëse zbrazen, .
si bleta në nektar,
përplasje
xhelozi
vargje
ndërsa jeta na kapërdinë pa u ndjerë..
mornicat më pushtojnë
lëngu qelizor rrjedh
kapilarët fryhen
ngadalë shkrihen
përshpërit,
nën vallen e zanave shkundet krenaria.
Erdha i ndritshëm si ylli mëngjezit
si vala kur takon brigjet,
duke kërcyer
i etur
mbi thesar,
derisa rrezet e argjenta të agojnë
zemrat përthithen me fjalët klithma.
E shtrirë mbi një degë dafine mbrëmja jonë,
me zë tenori
me reflekse drite,
e dridhur
hyjnore
si një ëndërr,
e qeshur si një tango që nuk mbaron kurrë.
Të pushtuar, të shtërnguar nën frymën tonë
ëmbël digjemi,
tinguj,
rrahje
melodia fluturon
Valët e hartës tektonike na përhumbin.
Hijshëm, kohëra tërheqëse zbrazen, .
si bleta në nektar,
përplasje
xhelozi
vargje
ndërsa jeta na kapërdinë pa u ndjerë..
18.11.2020
Komente 0