Bedri Çera
Flas Me Shpirtin
Kam shumë frikë nga njerëzit,
kam frikë ajrin, kam frikë qiellin,
kam frikë tokën,
nuk kam zë, po qelizë e frymëmarrje më frikohen..
Frika i mundon shpirtrat e trembur,
po këtë radhë i kapërcej kufijt,
si një sundimtare njerëzit i ka tredhur,
frikë që i pikas sapo qenjet hapin sytë.
Unë dridhem brenda frikës apo frika brenda meje,
ca tinguj gazmor i shijoj me të gjitha shqisat,
jashtë është ftohtë, jashtë bie borë,
e unë jam më e fortë se frika më thonë.
Frikë ndjej edhe nga lumi edhe nga dielli,
kam frikë nga gratë e bukura,
kam frikë nga petalet e thata,
kam frikë edhe nga nata...
Kam frikë nga ajo që fshihet, nuk duket, nuk bie në sy.
rrathët e pa gjumë formësohen nën ty,
kam frikë edhe nga pasqyra përbri,
ndaj skuqem, sikletohem e vihem në vështërsi..
Frika do të lëviz e unë do ndjehem mirë,
e do shkëlqej si dielli pas stuhisë
buzëqeshja si një lule dielli të ndrit e lirë,
frika të shkoj drejt qiellit atje t'gjej qetësinë.

Peshkopi, më 16.02.2021
Komente 0