>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Më Ndjek Si Hije Fshati

Kthehem në viset e heshtura,
me mendimet e prera në kokë,
si ciceron shqyej sytë në harta,
duke menduar se rrugët kanë një drejtim
mbi tokë..

Fytyra më t'kurret nga pesha e rëndë e ankthit,
një dorë e lodhur mbrohet nga stuhia e lotit,
me ëndrrën e varur mbi kreshtë,
tundohem nga jeta e nis e i lutem Zotit..

Edhe ndërrimet e mot'moteve kanë një drejtim,
me ditët që sa vijnë e shurdhohen,
me erotikën e largët si shpëtim,
brejtjet veç me ëndrra më shumohen...

Aty ku mbolla hijen time,
sepse rrjedha e humbur më çoj përpjetë,
si nuk dola njëherë nga borxhet,
të lajë fytyrën e të fle i qetë...!!

Shpesh vargu më del pa menduar e përtej limiteve,
prandaj rikthehem tek viset e heshtura,
i krisur nga pesha e madhe e viteve,
të përtërij tingujt e harruar aty ku më ngjizi  jeta.
Peshkopi, më, 01.03.2021