>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Vendi Yt !

Ai vendi bosh tek unë t'ka mbetur,
i strukur në një cep që veç unë e di
ashtu ndodhet, nuk është  tretur,
s'qeshi më ajo buzë, se ka rënë thellë në gji..

Aty qëndron mirazh i fshehur,
nuk ka dalje për në det,
është bosh dhe mjaft e trembur,
por asnjëherë s'mbetet e shkretë..

Tek ecën me ritëm mbi taka,
mungesën tënde dëgjoj tak, tak,
nga hapat sikur pikon muzikë,
për të qetësu k'të shpirt idhnak..

Aty qëndrojnë edhe fjalët e ngrohta,
veç nganjëherë i puth vala e zjarrit,
tundet lehtë si pendë zogu,
fort shpoit zemrën gjahtarit..

Mungesa e gjatë  si eshka e ndezur,
tek rrojmë si mos me qenë,
qenka shkruar e qenka thënë
at vend bosh gjithmonë me lënë..

Vendi yt  përherë rri vetëm,
ajo tastierë veç për ty rri,
i ngrohtë, i strukur në një cep
se zë kush se je veç t'ii...!!

Të kujtoj hera-herës,
moj buzëkuqja e dalldisë
fluturove si fllad i verës,
kënga e parë e dashurisë..!!
Peshkopi, 19.05.2021.