>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Kontrast

Dëshirat i derdha rrugëve..
si nata perden e saj,
fsheha hijen e fytyrës tënde,
që të mos më mundoj etja pastaj..

Netët thellohen e kërkojnë dritë,
si një urë e lodhur me këmbë të thyera,
aty në dritë jam unë edhe hija,
ku sytë e flokëve të pa krehur linja..

Erërat po fryjnë rrudha lotësh,
kur hapat zbathur kalojnë,
në tezgjah tundet gërsheti i lodhur,
si macja rreth bishtit të saj..

Si qiell pas shtërngate sytë e mi,
në kohën e njerëzve të nervozuar,
kam vdekur çdo ditë, qindra herë,
duke u hapur rrathëve të rrudhave një derë..

Shpesh postoj edhe foto,
ku filtroj edhe një " buzëqeshje"
miqtë më japin ndonjë "like"
edhe shpirtit i vihet ç'mim e dashur mike...!?
Peshkopi, më, 02.09.2021.