Bedri Çera
Mbeta Pa Fjalë!
Sytë shohin realitetin,
imagjinata më çon diku tjetër,
vazhdoj të mbetem pa fjalë,
imagjinata po aty mbetet..
Ndërsa unë po digjem
e përpiqem të largoj hirin,
e gjërat mund të ndryshojnë,
venitem si lule e vesuar që pret diellin..
Dhimbja nuk na mbaron..
sikur të ishim të dënuar,
prandaj mbetem pa fjalë,
bota humbi fillin, ndaj vij i shokuar..
Brenga e heshtur nuk është për mua,
imi pyll fekonduar nga dritat e përlotura,
të vetmen këngë që kur jam i pirë dua..
t'mi degëdis pëllumbat e ngratë në përrua..
Prandaj mbaj një dritare të hapur,
të lëviz në ato që më djegin mua,
ndjenja ime më është rreshkur,
po kupën e fatit tim dua..
E imja e panjollosura bardhësi,
e plotë si nata, kurrë s'mundet,
shpesh si mjegull më ndërpret qartësi,
nuk tenderoj mendimin, ai është liri..!
imagjinata më çon diku tjetër,
vazhdoj të mbetem pa fjalë,
imagjinata po aty mbetet..
Ndërsa unë po digjem
e përpiqem të largoj hirin,
e gjërat mund të ndryshojnë,
venitem si lule e vesuar që pret diellin..
Dhimbja nuk na mbaron..
sikur të ishim të dënuar,
prandaj mbetem pa fjalë,
bota humbi fillin, ndaj vij i shokuar..
Brenga e heshtur nuk është për mua,
imi pyll fekonduar nga dritat e përlotura,
të vetmen këngë që kur jam i pirë dua..
t'mi degëdis pëllumbat e ngratë në përrua..
Prandaj mbaj një dritare të hapur,
të lëviz në ato që më djegin mua,
ndjenja ime më është rreshkur,
po kupën e fatit tim dua..
E imja e panjollosura bardhësi,
e plotë si nata, kurrë s'mundet,
shpesh si mjegull më ndërpret qartësi,
nuk tenderoj mendimin, ai është liri..!
Peshkopi, më, 28.10.2021
Komente 0