Bedri Çera
Unë Dhe Poezia!
Poezitë e mia janë një tambur,
një zgjatim pa shkëputje e paanë,
ngjalla zogjtë e mermerizuar,
si kali i lodhur që shfryn në lamë..!
Ç'liroj frymëmarrjen nga zemrat e ndrydhura,
ëmbëltohem kur kap syrin tënd,
diversiteti mi mban gjërat e lidhura,
dehem në dëshira pa pyetur askënd..!
Në vetvete nuk e vërej ndryshimin..
nuancat më humbin në botën që më mungon..
kur gjërat më ecin mbrapsht..
poezia dhe syri mua më çliron..
Shpesh poezia më vjen e pushtuar..
apo unë po humbem pak e nga pak..
më vjen të marrë shpirtin e të zhdukem,
në Runjë a në Korab veç të qëndroj larg..!
Dikush ëndrrat mi vrau edhe në gjumë..
natën kur ëndërroja pa drita..,
e unë desha të shkëlqeja si hëna në lumë..,
por mbeta i rrudhur, desh më ra pika..!
Nuk kam perenduar ende,
që të largohem në krahët e erërave..
kam folur shpesh me vete.. s'do largohesh,
qiellit për ca kohë do i vonohesh..!
një zgjatim pa shkëputje e paanë,
ngjalla zogjtë e mermerizuar,
si kali i lodhur që shfryn në lamë..!
Ç'liroj frymëmarrjen nga zemrat e ndrydhura,
ëmbëltohem kur kap syrin tënd,
diversiteti mi mban gjërat e lidhura,
dehem në dëshira pa pyetur askënd..!
Në vetvete nuk e vërej ndryshimin..
nuancat më humbin në botën që më mungon..
kur gjërat më ecin mbrapsht..
poezia dhe syri mua më çliron..
Shpesh poezia më vjen e pushtuar..
apo unë po humbem pak e nga pak..
më vjen të marrë shpirtin e të zhdukem,
në Runjë a në Korab veç të qëndroj larg..!
Dikush ëndrrat mi vrau edhe në gjumë..
natën kur ëndërroja pa drita..,
e unë desha të shkëlqeja si hëna në lumë..,
por mbeta i rrudhur, desh më ra pika..!
Nuk kam perenduar ende,
që të largohem në krahët e erërave..
kam folur shpesh me vete.. s'do largohesh,
qiellit për ca kohë do i vonohesh..!
Peshkopi, më 27.04.2022.
Komente 0