>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Qyteti Im

Ndërgjegje e lehtë, besime të lindura,
lart në kodër një daulle kërcet..
tinguj dëshirash të pamundura,
vargu si tërkuzë nga fyti më rrëshqet..!

Koka ime mbetet dilemë luftarake,
jetoj për të dëgjuar zhurmën tënde qytet,
s'të ndjej t'përkulur, por të lodhur pak,
molepsur me ankthe e dëshira  përqark..!

Lidhemi përbrenda me ura, urë që mua më dhëmb,
siç dritën ndjejmë kur lidhim sytë,
unë gjendem në hapin tënd..
duke qarë e duke qeshur, unë deshta gjithkënd..!

Të jetosh duke gllabëruar vetvetën,
buza e varur, pret vërshimin,
një çati e thyer ma pulson jetën,
si qiri të fryrë vërtis shikimin..!

Të shoh që digjesh çdo ditë nga pak,
në shtatin tënd frymoj gjithashtu,
vetë kam fut kokën në lak,
pa mu lut që rri këtu..!

M'i lidh retë qyteti im..!
ta shoh diellin nga larg..
që të psherëtij në vendin tim..
të arrij të qetësohem pak..!
Peshkopi, më 01.04.2022.