Bedri Çera
Hija Ime
Në hije kisha edhe ëndrra..
ku çlodhesha në krahët e saj,
hije ka edhe era
që më gudulis si fantazëm në maj..!
Hije ka edhe mjegulla..
ku hëna shpejton ritmin e saj,
hije kanë edhe pemët,
po stuhia i turfullon pastaj..!
Në hije janë fytyrat e fshehura andaj,
që netëve të majit përpiqem t'ju laj,
e natën eci, eci pa folur,
hijet në korriz i mbaj..!
Hija një dashuri e sëmurë,
prepotencën në grackë m'zë pastaj,
mbaj duart e mia në vesh..
e nis numëroj orët andaj..!
Hija më vjen si melodi e s'kalurës,
si një re e bardhë shkundur andej,
për të më lënë zemrën në hije,
me emocionet e shpresën e saj..!
Hija më ndoqi gjithë jetën,
herë lehtë, herë e dhunuar në skaj..
herë të vërteta, herë të fshehura,
Në lidhje të gjatë do na mbaj..!
ku çlodhesha në krahët e saj,
hije ka edhe era
që më gudulis si fantazëm në maj..!
Hije ka edhe mjegulla..
ku hëna shpejton ritmin e saj,
hije kanë edhe pemët,
po stuhia i turfullon pastaj..!
Në hije janë fytyrat e fshehura andaj,
që netëve të majit përpiqem t'ju laj,
e natën eci, eci pa folur,
hijet në korriz i mbaj..!
Hija një dashuri e sëmurë,
prepotencën në grackë m'zë pastaj,
mbaj duart e mia në vesh..
e nis numëroj orët andaj..!
Hija më vjen si melodi e s'kalurës,
si një re e bardhë shkundur andej,
për të më lënë zemrën në hije,
me emocionet e shpresën e saj..!
Hija më ndoqi gjithë jetën,
herë lehtë, herë e dhunuar në skaj..
herë të vërteta, herë të fshehura,
Në lidhje të gjatë do na mbaj..!
Peshkopi, më, 26.05.2023.
Komente 0