Bedri Çera
Hija Mbetet!
Loti i shpirtit më zbret si valë,
më ndez fort, më shtrydh një mall,
nga larg më vjen, se di ç'farë kam,
nuk është ëndërr, nuk di ku jam..!
Flet me hënën a me m'u sedi,
flas me veten andej je ti,
jeta më shkundi po unë s'të lash,
zëri më humbi me vehte flas..!
Në gjumë më vjen ai zë i butë,
më lidh sytë më ndezën trutë..,
stuhi dhembje e pa shëruar..
s'di jam gjallë a kam mbaruar..!
Nga larg më vjen ai zëri tënd,
pse gjithë jetën po më dhemb,
pa ty netët zvarritem ngathtë,
mu thy copë, veç krahu i djathtë..!
Dikush mori kujtimet e mbyllura
në valixhe i mbyll pastaj,
me çelësa të humbur nga ç'menduritë,
jeta rënduar më vjen andaj..!
më ndez fort, më shtrydh një mall,
nga larg më vjen, se di ç'farë kam,
nuk është ëndërr, nuk di ku jam..!
Flet me hënën a me m'u sedi,
flas me veten andej je ti,
jeta më shkundi po unë s'të lash,
zëri më humbi me vehte flas..!
Në gjumë më vjen ai zë i butë,
më lidh sytë më ndezën trutë..,
stuhi dhembje e pa shëruar..
s'di jam gjallë a kam mbaruar..!
Nga larg më vjen ai zëri tënd,
pse gjithë jetën po më dhemb,
pa ty netët zvarritem ngathtë,
mu thy copë, veç krahu i djathtë..!
Dikush mori kujtimet e mbyllura
në valixhe i mbyll pastaj,
me çelësa të humbur nga ç'menduritë,
jeta rënduar më vjen andaj..!
Peshkopi, më 09.03.2023.
Komente 0