Bedri Çera
Kujtimet
Kujtimet një hartë metamorfozash,
si mbuloja e gjelbërt e pranverës,
një erë fragmentare qelizash..
apo kështjella imazhesh prej rërës..
Kujtimet mbeten të mbyllura, guacka në kafaz,
në distancë shoh ditën time që lëviz..
për një psherëtimë symbylltas ve maraz..
një puthje të beftë e mbaj mbi kurriz.!
Edhe historinë e lodh pluhuri i harresës,
hije të dëshpëruara pa simetri,
lugina e shpirtit bulson pikat e vesës..
një ëndërr që fiket, metarfoza ka liri..
Vetëm skeletin ruajnë kujtimet e mia,
nuk trokasin më si dallgë të përpikta,
ikin e vijnë si hije të dëshpëruara,
stalagmite shpirti, mbeten të izoluara.!
Në kujtime kundërmon edhe dashuria,
ngjajnë me zogjtë që fluturojnë të trembur, është libër i zverdhur i vjetër e i rëndë,
i lus, qëndroni me mua sa të jem në këmbë..!

Peshkopi, më, 23.02. 2022.
Komente 0