>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Indentitet!

Si nuk më njohe një herë vendi im,
si  nuk ma njohe  dhimbjen,
si  nuk ma njohe ndarjen,
si nuk ma gëzove lindjen..!

Më le një degë të thyer,
të një lisi që nuk ka hije,
ku lutjet ti humbi kujtesa,
si gjethja e shkelur kur bie..!

Si mu përgjakën këmbët,
si mu thyen gishtërinjtë,
si s'tu thy njëherë zemra..
si s'ta lodhi të gjorën lemza..!

A ta trazova lirinë tënde,
duke mbajtur fytyrën ngjitur për xhami..
ti lëpihem vetmisë me ëndje,
të fal mungesën tënde që dhembi..!
Peshkopi, 27.02.24