Bedri Çera
Unë Dhe Drini
Një jetë lëviza si re e vetmuar,
si valë mbi relievin e vendit tim,
koha edhe qerpikët mi ka trazuar,
po hyj në errësirën e moshës pa kthim..
Edhe lumi Drin e shikon vetën të mbytur,
yjet qajnë mbi kokat tona..
tutje nga Skavica kuçedra është ngritur..
të më gris këmishën që ma qepi nona..!
Gjoksin e hapur pritet për ta kafshuar..
valën gjarpëruese e rrjedhën harmonike,
ne pushojmë në shtrat të vetmuar..
koha nuk ka breg, vala s'është ç'virgjëruar.!
Përjetësisë i faniten humnera të zymta,
shkëmbinjve të egër që varen në ujrat e tua,
erës që nuk do rënkoj brigjeve të hirta..
fëmijës do ti mungoj limfa për tu burrërua..!
Dibranë të bardhë e dibranë të zi..,
"modernizmi" kërkon në gji me të hy,
të, helmojë qumshtin ty..
harta jote nëse lëviz, historinë do mbajmë n'kurriz..!!

Peshkopi, më, 13. 02. 2022.
Komente 0