Bedri Çera
Nata
Do të kisha mike, po tani u rrita,
rrënjët e tua, shumë të thella natë..
strehëz e gjërave që fshihen nga dita..
me ty vibroj si një helikë gjatë..!
Peizazh nervurash që ti sheh veç hëna,
ditën e rrënuar mbulon me çati,
pse e zezë, sterile, e trishtuar pa shkak,
natë, me mushkonjën nuk ndryshon aspak..!
Era jote natë e kap veshin tim..
kur bota humb fillin tek ty gjej qetësinë..!
mëngjezi të gjen gomë e shfryrë makine..
mbetesh forma hijesh deri sa muzgu të sjell lindje..!
Të ëndërrosh natë me ty s'ka të lodhur,
edhe kur s'të përfillin ti do rrish pa folur,
britmat e dashurisë dëgjohen pa ardhur,
si pëllumbat degëdisesh ende pa zbardhur.!

Peshkopi, më, 07.02. 2022.
Komente 0