>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Jeta Një Imazh!

Jeta një imazh në syrin tim..!
më përplasi me vete si fëmija me gjirin..
nuk doli fjala e përsosur nga buza e lotët..
kur më vjen muza fluturoj mbi botët.!

Botët pa shkak e pa ndonjë synim..
me mendje pranë betimeve të përsëritura,
si ai sahati i vjetër që shkon në një drejtim,
u rrëzova, u thyva  u ngjita  nën rënkim..!

Fjalët shpesh mu përgjumën në sytë e mi,
nuk e di pse të ndrojturit duhet të vuajnë..
si kornizë  e varur, ngjyrosur me tepri..
mbetur opinioneve t'lodhura  në periferi..!

Me shpirt të sëmurë thellësive të natës..
ndjenja ime e çelur si nuk pati matës..!?
kërkoj ndonjë gëzim dhe mbyll sytë ngadal,
shpesh  më zë gjumi kur rrezja e parë  ka   dalë.., !

Jeta ka shkëlqim edhe pse është trazirë,
si magji e lehtë të vjen me dëshirë..,
vrapova si përrua, herë, herë, me nxitim..
hijën ja lëshova veç stacionit tim..!