Bedri Çera
Jeta Ta Lodhi Shpirtin!
Ty nuk do të thahen kurrë djersët,
kur rrugën tënde e le të ta shtrojnë të tjerët,
një shqipe e lirë në Korab,
apo lule e kultivuar në qytet,
jetojnë të dyja njëlloj,
ndaj ecim në rrugën tonë të panjohur,
duke menduar t'nesërmen të lëkundur..
përpiqemi të arrijmë në fund,
po gjunjët na thyhen,
duke u shtrënguar pas të tjerëve,
kur vendin tënd nuk e sheh më të rëndësishëm,
ndaj ecim lehtë pa u dëgjuar,
për tu kapur pas jete larg..
e vjen një ditë, do të lodhet shpirti..
e nuk të vjen as dhimbja më,
pastaj do ti kthehesh historisë tënde,
ku fati është pothuajse i njëjtë,
prandaj lëvizim andej nga s'na presin,
prandaj gëzoju ditës,
prandaj gëzoju natës,
sepse dhimbja edhe kur thinjet nuk plaket..!!
kur rrugën tënde e le të ta shtrojnë të tjerët,
një shqipe e lirë në Korab,
apo lule e kultivuar në qytet,
jetojnë të dyja njëlloj,
ndaj ecim në rrugën tonë të panjohur,
duke menduar t'nesërmen të lëkundur..
përpiqemi të arrijmë në fund,
po gjunjët na thyhen,
duke u shtrënguar pas të tjerëve,
kur vendin tënd nuk e sheh më të rëndësishëm,
ndaj ecim lehtë pa u dëgjuar,
për tu kapur pas jete larg..
e vjen një ditë, do të lodhet shpirti..
e nuk të vjen as dhimbja më,
pastaj do ti kthehesh historisë tënde,
ku fati është pothuajse i njëjtë,
prandaj lëvizim andej nga s'na presin,
prandaj gëzoju ditës,
prandaj gëzoju natës,
sepse dhimbja edhe kur thinjet nuk plaket..!!
Peshkopi, më 07.09.2023.
Komente 0