Bedri Çera
Sytë Ndryshe!
Janë sytë e lumturisë së patreguar..,
shembur në kthesat e mia të fshehura,
ku hëna e vjeshtës nxiti për ti dëgjuar,
ëndrrat e thyera..., ëndrrat e heshtura..!
Jetoj brenda syve të pafajshëm,
që vibrojnë si yje të vetmuara,
me buzëqeshjet e humbura skajshëm,
apo vështrimin me fantazi të lejuara..!
Janë sytë mbi venat e mia..
ajo puthje ku lirinë ma tund..
që shkrihen si bora në çdo cep jete..,
si një përrua me shi po më lëkund..!
Fryma ime në sytë e tu..!
fluturon me vetmitë e lodhura diku,
si pika shiu në qelqe është lëshu..,
apo flakë kashte që ende ska perendu..!
Sytë e tu një strehëz ku me vete flas..,
apo një pasqyrë e thyer,
apo një huq i lidhur në maraz,
si një vetull e grisur apo vetull e lyer..!?
Sytë shpesh edhe një faqe e grisur..
po ne vrapojmë për të mbushur jetët tona,
me këtë pasqyrë konkave të stisur..
fshikullojmë emocione në copëza të ndara..!
shembur në kthesat e mia të fshehura,
ku hëna e vjeshtës nxiti për ti dëgjuar,
ëndrrat e thyera..., ëndrrat e heshtura..!
Jetoj brenda syve të pafajshëm,
që vibrojnë si yje të vetmuara,
me buzëqeshjet e humbura skajshëm,
apo vështrimin me fantazi të lejuara..!
Janë sytë mbi venat e mia..
ajo puthje ku lirinë ma tund..
që shkrihen si bora në çdo cep jete..,
si një përrua me shi po më lëkund..!
Fryma ime në sytë e tu..!
fluturon me vetmitë e lodhura diku,
si pika shiu në qelqe është lëshu..,
apo flakë kashte që ende ska perendu..!
Sytë e tu një strehëz ku me vete flas..,
apo një pasqyrë e thyer,
apo një huq i lidhur në maraz,
si një vetull e grisur apo vetull e lyer..!?
Sytë shpesh edhe një faqe e grisur..
po ne vrapojmë për të mbushur jetët tona,
me këtë pasqyrë konkave të stisur..
fshikullojmë emocione në copëza të ndara..!
Peshkopi, më, 05.10. 2022.
Komente 0