Bedri Çera
U Ngjita Me Dhimbje!
Do të kisha dashur të më thinjej edhe shpirti,
si kallo, në rrugën e një plaku të tharë,
edhe fjalët si figura të përcëlluara..,
vinim përçart nga koha si çarçaf të palarë..!
Ma ka lagur fytyrën ai shi i rreptë,
shtërngoj ballin nga dhimbja e kockave,
edhe britmat në grykë më ngelën,
edhe këmbëve nervat po u merren..!
Më shpojnë brenda trupit gjilpëra,
sytë më zbrazin lotët e shëllira,
nga maja përpiqem kohë të kap për brirësh,
të shikoj ty përtej horizonteve të lira.!...??
Më vjen anash një rrëmujë e bardhë,
ndaj më është shtërmbëruar fytyra,
bashkëkohësit e mi qeshin, ku kemi ardhë..
frerët s'po e mbajnë këtë botë të marrë.!
Edhe dashuritë na erdhën si në zbraztirë,
duke pritur me padurim lindjen e hënës,
që vathët tek veshi të tringëllinin të lirë,
qe rrugë e përdredhur si ajo e "Lanës"..!
E, ta shtrydhim edhe pjesën e mbetur..
të nxjerrim duart nga xhepat kalimtar..
atë, bërthamë të ngrirë gjatë natës...,
mos ta shkijmë me syrin lakmitar..!

Peshkopi, më, 10.01.2023.
Komente 0