>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Skavica Ime

Erdha të shoh Skavica ime!?
pata një vegim në mëngjes,
t'ja lëshoj piskamën grykës time,
në at hon të thellë t'më zbres..!

Fort je trembur e merakosur,
vrerë fytyra e shtat të nxirë,
tek të shoh at hon t'pasosur,
jam i gjallë me shpirt të ngrirë..!

Vuajtjet tuaja, Skavica Ime!
po përpëliten skaj më skaj,
sa të shoh ty m'fashit dhimbje,
do të të mbroj e kurrë s'do qaj..!

Kur zbret muzgu rreth e qark,
heshtja qan, e më ndjell frikën,
dëgjohen dhimbjet andej larg...
po vjen shtrigani me të fut thikën..!

Ma ke mbajtë gjallë shpirtin,
por një makth vjen duke mu shtuar,
disa të ligj po dërdëllitin,
frymën ty për të bllokuar..!

E vjetër, hierëndë mbete si dikur..,
ty ëndrrën duan me të prish,
që nga lindja s'ke qenë sëmurë..,
po, do të shtërngojnë djemtë sërish..!

Do të mblidhen rrënjët e tua,
do të qesh nuri që n'agim,
veç mos të zejë gjumi dua..,
se për ty do të ketë lirim..!

U përpoqen e të shkarravitën,
brigje e valë ti sfilitën..,
erdha të shoh, je gëzim i rrallë,
kisha vite pa u ç' mallë..!

Skavica ime, plaga ime..
nuk do të bëhemi qesharak..!
dibrani ka cipë e faqe..!?
s'do të lëshojë ty aspak..!
Peshkopi, më 22.07.2022.

Shënim: Skavica në Dibër është vendi i fundit që qeveria kërkon ta ç'virgjëroj me ndërtimin e një hidrocentrali... ku mbytet e shkuara dhe e ardhmja... jam i sigurt që dibranët do të dijnë ta mbrojnë me dinjitet.