Bedri Çera
I Vonuar
Unë jam një dridhje e lehtë malli,
dridhje që e presin ata që e ndjejnë,
një shkrepse në qiellin e ngarkuar,
apo ai balli që lexohet rënduar..
Jetoj në halle që nuk qenë kurrë të miat,
një dritë dielli parë në netët me hënë,
një ylber i stisur vetëm me një ngjyrë,
si një çast i harruar, i pajetuar i lënë..!
Mund të jem gjithçka por asnjëherë ndjenjë,
një vjeshtë e vonë ku dimri e ka lënë,
një lot i derdhur i mbetur në anë,
një vijë e tretur diku në lëmë...
Përpiqem të imitoj hijet e njeriut,
në jetën e bote të pajetuar..
unë mbetem ajo gjuhë e vdekur,
që shkonjë pas shkronje duhet treguar..
Pasthirrma që shuhen nga heshtja,
e mendoj veten që jam një turmë,
po, jam ajo bryma që bie në pemë,
i ëmbëlsuar edhe pse gjethet e kanë lënë..!
Peshkopi.
dridhje që e presin ata që e ndjejnë,
një shkrepse në qiellin e ngarkuar,
apo ai balli që lexohet rënduar..
Jetoj në halle që nuk qenë kurrë të miat,
një dritë dielli parë në netët me hënë,
një ylber i stisur vetëm me një ngjyrë,
si një çast i harruar, i pajetuar i lënë..!
Mund të jem gjithçka por asnjëherë ndjenjë,
një vjeshtë e vonë ku dimri e ka lënë,
një lot i derdhur i mbetur në anë,
një vijë e tretur diku në lëmë...
Përpiqem të imitoj hijet e njeriut,
në jetën e bote të pajetuar..
unë mbetem ajo gjuhë e vdekur,
që shkonjë pas shkronje duhet treguar..
Pasthirrma që shuhen nga heshtja,
e mendoj veten që jam një turmë,
po, jam ajo bryma që bie në pemë,
i ëmbëlsuar edhe pse gjethet e kanë lënë..!
Peshkopi.
Komente 0