>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Flirtimet E Mia!

Kam dashur të flirtoja me jetën,
të gjendesha i vetmuar në çdo qelizë të saj,
të formoja rruza emocionesh
që jetën të sigurt ta mbaj..!

Kam dashur të flirtoja edhe me diellin,
të thërmohem të digjem, edhe të qaj,
brengosjen të ja shpërndaja qiellit
që asgjë të mos më tretej pastaj...!?

Kam dashur të flirtoja edhe me dimrin,
i ngrirë i vetmuar në botën e tij..
të pikturoja kristalet n'flokë që më ngrinin..
që llava e nxehtë të më shpërthente disi..!

Kam dashur të flirtoj edhe me ty kohë, në verë,
po nuk i ktheve sytë nga unë asnjëherë,
do desha që iluzionet e natës ti hidhja si lak,
të gjeja pak qetësi e të flija pa merak..!

Kam dashur të flirtoja edhe me dashurinë,
ku muza e botës njerzore të më lag..
të jetoja në hyjnoren e gjallë..
si një lëmsh të mbështillesha pak e nga pak..

Oh, flirtimet e mia..
kanë formuar figura në qytetin tim,
figura të një qiriu me flakën e përpurtë,
veç emocioneve, kujtimeve asgjë s'mbeti e sigurtë..!!
Peshkopi, më, 24.01.2022