>
LETERSISHQIP
Bedri Çera

Thinja E Vonë..!

E di, kam mbetur vonë,
tani thinjat e tua kërkoj,
mbase s'është krejt e kotë,
ndoshta, shihemi në të voglën botë..
Dhimbjet më krijuan një çeltirë,
si në burg dergjem nga vetmitë,
ajo ëndërr e vjetër..
si mozaik formësuar n'letër,
një njollë e ëmbël do të mbetet,
mendja një reliev i thyer ku nuk tretet..
Një ditë më lëndove xhanë..
kur thinjat më fishkëlluan pranë,
dielli më ngrohu veç me një anë..
turfullova nuk arrita as të përshëndes,
veç t'peshoja në ç'do dihamë..
Jam fryrë si Veleshica në pranverë,
varka ime është n'të mbytur,
më kujton ti ndonjëherë,
ndjen dëshirën të përpijë,
frymën syve të ua nxijë..!?

Peshkopi, më, 13.11. 2021
Çeltirë = sipëfaqe boshe në pyll.
Një foto nga shkolla e mesme, maj 1976 viti i tretë...